VIDEO/ Ora 17:00 do të ketë surpriza nga opozita për parlamentin
Duket se politika e ditës po kthehet në një lojë fëmijësh ngriva-shkriva. Konferenca e kryetarëve të partive parlamentare, ku morën pjesë vetëm ato të mazhorancës, vendosi që ditën e sotme të mbledhë Kuvendin në seancë plenare, me qëllim zëvendësimin e seancës së ditës së enjte, që u anullua për shkak të protestës së mbajtur nga opozita.
Seanca e sotme do të mbahet në orën 17.00, ndërkohë që seanca e së enjtes nuk do të zhvillohet.
Nuk dihet nëse kjo është një lojë e mazhorancës me qëllim për të shmangur përplasjen e seancave me protestën e opozitës, por e sigurtë është që tani politika në Shqipëri ka hyrë në një spirale “ngriva-shkriva” që nuk dihet se sa do të zgjasë.
Kalimi i seancës sot mund të jetë edhe një strategji e mazhorancës për të fokusuar vëmendjen e qytetarëve te seanca, ndërkohë që në rastin e përplasjes së seancës me protestën nuk dihet se kush e fiton audiencën.
Në këtë seancë pritet të votohet për miratimin e strukturave organizative të KLGJ-së dhe KLP-së, që ishin njoftuar për të enjten.
Por duket se ora 17:00 do të jetë e hidhur si për Edi Ramën edhe për Gramoz Ruçin, zbatuesin e vendimit për seancën e Kuvendit, pasi tek selia e PD-së janë nisur mijëra shqiptarë, Ndersa oborri i Kuvendit eshte “pushtuar” nga forcat e policise.
Pamjet nga Kuvendi qe vijne nga gazetari Elio Laze
https://www.facebook.com/elio.laze/videos/10157037001442760/
KOHA JONË SONDAZH

