VIDEO/ Pallati i braktisur pas tërmetit shndërrohet në bazë të narkomanëve

Pallatet e shpallura të pabanueshme në qytetin bregdetar të Durrësit janë kthyer në fole të përdoruesve të narkotikëve. Kështu ka ndodhur edhe me këtë pallat që ndodhet pranë stadiumit të qytetit. Siç e shikoni nga pamjet, aty janë provat e një baze të personave që kanë rënë në grackën e drogës.

Shiringat janë të shpërndara kudo më së shumti duket se këtu strehohen ata që kanë prekur fundin: përdoruesit e heroinës. Këto që shihni të shpërndarë me shumicë janë bidonat e heroinës, një teknikë e re që përdoret për të shumëfishuar.

Ajo që e bën më dramatike është fakti se këtu ka edhe nëna me fëmijë të vegjël… Madje, banorët tregojnë se njëra nga vajzat që futet shpesh në këtë pallat të braktisur, e ka lindur fëmijën e dytë pikërisht në këto ambiente.

“Kemi frikë të kalojmë, na vjedhin rrobat nga ballkani. Bëjnë zhurmë, zihen. Njëra është më dy fëmijë të vegjël, njërin e lindi këtu”, u shpreh njëra nga banoret.

SHKARKO APP