VIDEO/ Panik në Ulzë, përfshihet nga flakët një pallat
Një pallat në Ulzë është përfshirë nga zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi pak çaste më parë. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se vatra e zjarrit ka rënë në katin e tretë të pallatit, në të cilin jetonin inxhinierë turq, që punojnë në hidrocentralin e Ulzës.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se personat që jetonin në këtë apartament, kanë lënë një ngrohëse ndezur, duke shkaktuar zjarrin, ku flakët po kërcënojnë edhe katin e dytë
Bëhet e ditur se një zjarrfikëse nga Burreli është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa flakët rrezikojnë edhe dy katet e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

