VIDEO/ Papa Françesku thirrje surprizë të rinjve shqiptarë, ja mesazhi që ka për ta

Ati i shenjtë, Papa Françesku ka një mesazh urimi surprizë për popullin shqiptar dhe veçanërisht për të rinjtë. ”Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”.

Mesazhin ia dha Arqipeshkvit të Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arian Dodajt, i cili e ka publikuar edhe në profilin e tij në rrjetin social X. Qëllimi i mesazhit është një thirrje ndaj të rinjve shqiptarë për të mos e kërkuar të ardhmen jashtë Shqipërisë, por ta krijojnë atë në vendin e tyre.

Papa Françesku ka një qasje të veçantë ndaj Shqipërisë dhe jo rrallë e ka pasur vendin tonë ndër prioritetet e axhendës së tij. Në vitin 2014, një vit pas zgjedhjes në krye të Vatikanit, Ati i Shenjtë vizitoi Shqipërinë, duke u bërë i 6 vend që vizitoi në nisje të pontifikatit të tij dhe 21 vite pas vizitës historike Gjon Palit të Dytë që erdhi në Shqipëri sapo ra regjimi komunist.

SHKARKO APP