VIDEO/ Pasi e çoi te plehrat e Elbasanit, Rama “lë nam”, e kthen PS-në me kokë poshtë
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte për vizitë në fshatin Farkë të Tiranës, ku i dorëzoi letrën e legalizimit familjes Qordja, të cilët hynë në katër shtëpitë e reja të rindërtuara pas dëmtimit që patën nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Gjatë momenteve që Rama qëndori si mysafir i ftuar në tryezën e familjes Qordja, ajo që binte në sy ishte maska e tij me ngjyra dhe me shkronjat ‘P’ ‘S’ kokëposhtë. Në një moment gjatë takimit kameramani i bën me shenjë kryeministrit që e ka vendosur maskën mbrapsht. Në atë moment teksa ishte duke folur kryefamiljari i familjes Qordja, Rama ndërhyn duke hedhur batutën e radhës.
“Po t’i pse smë thu që e kam vënë PS-në mbrapsht apo kshu e deshe mbrapsht”.
“Nuk e dija që ishte e PS-së ajo e dija se e kishe mirë”- i përgjigjet kryefamiljari Qordja. Të pranishmit në takim, ku mes të tjerëve Ahmetaj dhe Veliaj kanë shpërthyer në të qeshura./Faxweb.al