VIDEO/ PD: McGonigal bëhet çështje në Kongresin e SHBA

Zëdhënësja e grupimit të Rithemelimit, Floriana Garo, doli në një deklaratë për mediat dhe tha se çështja McGonigal është bërë çështje në Kongresin e SHBA.

”Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ka kërkuar nga organet ekzekutive dorëzimin në këtë Komision të të gjithë dokumentacionit”,-tha Garo.

Për të angazhimi i Kongresit të SHBA për hetimin e kësaj çështje, dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zbardhja e saj.

“Refuzimi i hetimit të veprimtarisë kriminale të grupit Rama, Mc Gonigal, Duçka, Neza nga SPAK-u dëshmon qartë dhe përfundimisht se në Shqipëri nuk mund të hetohet asnjë aferë kriminale e lidhur me Edi Ramën e çfarëdo peshe qoftë ajo”.

SHKARKO APP