Video/ Pedagogu i Gazetarisë prezanton disa fakte se pse Rama i ka hyrë rrugës së instalimit të diktatit

Pedagogu i Gazetarisë Ervin Goci jep shkurtimisht disa fakte se pse kemi hyrë rrugën e instalimit të diktatit për atë që do qarkullojë në hapësirën publike.

Reagimi i Gocit

Doni disa fakte se pse kemi hyre rrugen e instalimit te diktatit per ate qe do qarkulloje ne hapesiren publike? Si me poshte:
1. Jane sulmuar gazetaret drejtperdrejte dhe aktiviste, apo dhe komentues neper faqe, duke i quajtur “shpifesa”. Ne fakt mesazhi eshte qe ketu te gjithe shpifin, a thua se shpifja e Kryeministrit eshte njelloj me shpifjen e perdoruesve ne rrjet.
2. Kane sulmuar direkt aktivisten Xhulia Aliaj, Adriana Kalaja, duke i arrestuar apo ne tentative sepse kane shprehur lirshem konsideratat e tyre, a thua se ata jane ndonje organizate e rrezikshme qe perdor komunikimin virtual per mobilizim rekrutesh.
3. Kane mbyllur nepermjet makinerise se TROLL-save apo terminatorit me emer “acromax”, faqet “Brryli Broadway”, “JOQ” per shqetesime te shprehura online, apo video autentike te papergenjeshtruara nga njeri, madje te perdorura dhe per prove nga autoritet per te kryer arrestime.
4. Shperndahen fonde nga buxheti i shtetit te sherbetoret e qeverise, se kane veshtiresi per dixhitalizimin, kur ata vete kane nja 15 vite qe e kane mbire dixhitalizimin ne Shqiperi, dhe kur mediat lokale jane ne vdekje klinike.
5. Nderhyhet fare pa teklif direkt ne punen e Autoritetit te Mediave Audiovizive, duke fikur dhe ndezur çelesin e transmetimit dixhital sipas qejfit, nderkohe qe AMA eshte teresisht e pavarur nga qeveria me status, sepse eshte “autoritet” me pergjegjesi te renda per tregun mediatik dhe jo zgjatim i qeverise.
6. Eshte ndertuar nje ushtri me profile te rreme (Trolls) dhe (Fake Accounts) te cilet fusin dhe qarkullojne, qofte permbajtje origjinale, qofte duke u angazhuar me komente/share/like/report/, per te çensuruar mesazhet kritike dhe per te mbiekspozuar mesazhet e qeverise. Keta avatare jane me mish e kocka, vetem se 1 trup vlen dhjetra prezenca virtuale, pra ushtri.
Shenim : te gjithe keto fantazma qe nuk i ka pare njeri kurre me sy, paguhen nga taksat tona.
7. Shfrytezohet gjendja e jashtezakonshme per te kercenuar mediat, madje shtyhet sipas qejfit, duke e lekundur token me vendim qeverie apo me votim ne Parlament.
Keto jane vetem disa nga format e drejtperdrejta, per te mos filluar me format e terthorta. #megazetaret #mbronifjalenelire #joçensures

SHKARKO APP