VIDEO/ Përçahet PD-ja e vulës, dhunë verbale dhe shantazhe
Deri në mesnatë, Kryesia e PD-së së vulës u përfshi në debate të forta, që më pas prodhuan edhe dhunë verbale dhe shantazhe. Shumica e të pranishmëve, jo deputetë vendosën në orët e para të mëngjesit të sotëm, që zgjedhjet për kreun e ri të PD-së së vulës të bëhen më 29 korrik.
Jashtë ambienteve të kryesisë, mbështetësit e Lulzim Bashës i’u kanë kërkuar llogari deputetëve “rebelë”, duke iu thënë “t’u vijë turp”, “po na torturoni”, apo kërcënime të tipit “nëse shkoni te Berisha do ta keni pisk punën”. Në mëngjes u mësua se kanë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tyre dy anëtarë të kryesisë së PD-së, konkretisht deputetët Ori Nebiaj dhe Flamur Hoxha. Po ashtu edhe Jorida Tabaku dha dorëheqjen si nënkryetare e PD-së.
Debatet për Lulzim Bashën janë shenjë e qartë që në PD ka nisur një “reflektim i thellë”. Në një reagim në Twitter, ish-kryetari flet për frymë debati konstruktiv në Kryesinë e PD-së teksa shton se nuk ka gjë më demokratike se mendimet ndryshe në një forum politik.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se dhuna e presioni ndaj tyre hedh në erë bashkëjetesën brenda partisë. Ai kërkoi distancë publike. Sali Berisha dënoi me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim, ku ka pasur deputetë dhe deputete.
https://streamable.com/v4ln93