VIDEO/ Përleshen me thika gjimnazistët tek ‘Ismail Qemali’
Një sherr i frikshëm ka ndodhur ditët e fundit në Tiranë, mes disa gjimnazistëve.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një pallati pranë shkollës ‘Ismail Qemali.
Adoleshentët përleshen me njëri-tjetrin, madje njëri prej tyre ka goditur me thikë në shpinë një nga bashkënxënësit e shkollës.
Materiali filmik është regjistruar nga një qytetare, e cila në mesazhin e dërguar tek “JOQ”, e përgjithëson ngjarjen duke ngritur shqetësimin për raste të ngjashme.
Mesazhi i plotë: “Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.
Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!”