VIDEO/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon në trotuar

Një aksident ka ndodhur në Tepelene ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në trotuar, ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka pasoja në njerëz.

Ndërkohë raportohet se mjetet epërfshira në aksident janë dëmtuar. Aksi ku ka ndodhur aksidenti ka nisur të përdoret si rrugë nacionale për shkak se po bëhen punimet në rrugën kryesore ndërsa mësohet se kjo ka shkaktuar edhe fluks të lartë mjetesh si dhe trafik në qarkullim.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon në trotuar

SHKARKO APP