VIDEO-Përplasje në çdo aks/ Policia po tenton të shpërndajë protestuesit, mes tyre edhe deputetë

Mosbindja civile po vijon duke bllokuar rrugët e Tiranës, ndërsa Polica e Shtetit aktualisht tek ”Pallati me Shigjeta” po tenton të shpërndajë protestuesit, por protestuesit kanë kundërshtuar këtë vendim duke u përplasur me policinë.

Tensione mes protestuesve dhe policisë ka patur edhe tek zona e ”Zogut të Zi”. Policia po tenton shpërndarjen e protestuesve për shkak të bllokimit të rrugëve në 5 pika të kryeqytetit nga opozita dhe PD-ja.

Protestuesit kishin arritur në ”Zogun e Zi” të bllokonin edhe rrugën dytësore të krijuar nga policia për qarkullimin.Ndërkohë përplasje mes protestuesve dhe policisë ka tek sheshi ”Wilson”. Policia po përpiqet të përparojë në mënyrë të shpërndajë turmën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka sjellë irritimin e protestuesve dhe deputetëve të opozitës, ndër të cilët janë edhe Luan Baçi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho që janë përplasur me policinë, gjithashtu edhe sekretari i PL-së Tedi Blushi. Bëhet me dije se një nga protestuesit e PL-së është shoqëruar nga policia, gjë që ka bërë të acarohen më shumë gjakrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?