VIDEO/ Petraq Milo u dhunua në kufi nga policia malazeze, Abazoviç: Ka edhe një anë tjetër të medaljes

Policia e Malit të Zi ka dhunuar kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo. Një ngjarje e ndodhur rreth një muaj me parë.  Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate. Për të ka edhe një anë tjetër të medaljes, pasi për të në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë. Sipas pamjeve, një polic e nxjerr me forcë nga makina shtetasin e huaj, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia malazeze tha se pamjet e “keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar”, të publikuara më 21 shkurt, i referohen një ngjarjeje të 15 janarit në pikën kufitare të Sukobinës. Policia tha se po heton punonjësit e saj në lidhje me incidentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?