VIDEO/ Pjesë e stafit mjekësor që shkuan në Itali, flet mjeku: Ndodhem në spitalin e Brescia-s
Mjeku Korab Gjana është njëri nga anëtarët e grupit të djeshëm prej 30 personash që u nisën ditën e djeshme drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë kolegëve të tyre në vendin fqinj në luftën ndaj koronavirusit.
Në videon e mësiposhtme, mjeku shprehet se ndodhet në spitalin civil të Brescias, ndërsa bën apel ndaj qytetarëve shqiptarë që të bëjnë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi.
“Përshëndetje, jam Korab Gjana nga Ujmishti, prshëndes të gjithë kuksianët dhe shqiptarët kudo që janë. Ne ndodhemi në Itali, në spitalin civil të Brescias, Ju përshëndes dhe Zoti ju ruajt, bëni kujdes dhe qëndroni në shtëpi të dashur qytetarët e mi”, thotë Gjana.