VIDEO/ Plagosja në Laç, identifikohen dy autorët
Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç ku mbeti i plagosur Edon Martini, 19 vjeç.
I riu u qëllua me pistoletë pranë një lokali në hyrje të Laçit dhe u soll me urgjencë drejt Tiranës, ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Të shpallur në kërkim për plagosjen e Edon Martinit, janë G. R., 21 vjeç dhe A. M., 25 vjeç.
Policia bën të ditur se ngjarja ka lidhje me një konflikt të ndodhur disa javë më parë, por në Laç.
/ SYRI.net