Video/ “Po ç’a thua, ç’a thua?!”, plas keq në emision, kryetarja përqesh deputetët socialistë, braktis më pas mbledhjen
Ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Medias dhe Edukimi është shoqëruar me debate të forta, mes kryesuese së saj Fatjona Dhimitri dhe deputetëve të mazhorancës.
Shkak për këtë është bërë fakti që ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pranuar që të qendrojë vetëm për 45 minuta në Komision, dhe sipas Dhimitrit kjo nuk ishte kohë e mjaftueshme që ajo të jepte llogari për gjendjen në shkolla pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Për shkak se Shahini u largua, Dhimitri e braktisi më vonë mbledhjen, duke thënë se llogari përpara deputetëve nuk mund të jepnin anëtarët e tjerë të stafit të Ministrisë.
Pas saj drejtimin e Komisionit e mori ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Pjesë nga debatet:
Fidel Ylli: Unë nuk mendoj se është nevoja që të krijojmë tensione të panevojshme, nuk e përcakton ti kohën e ministres, mblidhini pyetjet dhe drejtojuni më pas.
Fatjona Dhimitri: Ministrja nuk ka pse i seleksionon pyetjet, duhet tiu përgjigjet të gjithave
Ylli: Nuk mund të bëni politikë me një rast të tillë tragjedie, qofshi ju që jeni, kjo tragjedi është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana e qeverisë.
Dhimitri: Bëni ekspertizën në shkolla, që duhet ta kishit bërë që përpara Shtatorit
Deputetët socialist: Je bërë njësoj si forca politike që përfaqëson, je drejtuesja e komisionit të medias, dhe largohesh nga mbledhja
(Dhimitri largohet nga salla)
Kumbaro: E marr unë drejtimin e mbledhjes, ne jemi deputetë të lirë dhe e përshëndes kryetaren për largimin e saj
Ndërkohë që më herët pati dhe një moment ku Dhimitri përqeshi me ironi deputetët socialistë: Po ç’a thua, ç’a thua?!