VIDEO/ Po flet për ligjet, por deputetin e PS-së e kap e qeshura. Shkrihen edhe kolegët

Prej disa javësh, Komisionet Parlamentare po vijojnë punën online, kjo si pasojë e grupit të deputetëve të Berishës që duan kaos. Por sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ndodhi një incident.

Deputeti i PS-së Jurgen Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.

Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë. E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Po ashtu Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën sa e mbylli zoom. Një skenë që tregon edhe nivelin sesi ”zgjidhen” hallet e popullit!

SHKARKO APP