VIDEO/ Policia dhunon gazetarin Enver Doçi, e godet me tytën e armës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, teksa na ndajne vetëm pak orë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore nga mazhoranca, Policia e Dibrës ka dhunuar gazetarin e News24, Enver Doçin.

Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia. Uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.

Në një lidhje për News24 lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dibër vetë gazetari Doçi tregoi si u dhunua nga forcat RENEA, të cilët e kanë goditur me tytën e automatikut dhe me karikator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari u shpreh se policët jo vetëm e kanë dhunuar, por i kanë thyer edhe telefonin, si dhe kartën e gazetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Policia më goditi, më hodhi telefonin në tokë dhe më pas i ra në shkelm. Ndërkohë, njëri prej tyre më goditi me tytën e armës. Ishin të RENEA. Tani unë po shkoj në spital, po më shoqërojnë disa kolegë. Iu kërkova telefonin, duke iu thënë se jam gazetar, por ata më këputën kartën e gazetarit dhe më morën celularin. Njëri më ra me tytën e automatikut, tjetri me karikator”, tha gazetari Enver Doçi.

Pak minuta pas ngjarjes në fjalë ish-deputeti demokrat i Dibrës, Xhemal Gjunkshi denoncoi terrorin policor në mes të bulevardit të Peshkopisë dhe publikoi videon e arrestimeve. Në pamjet e servirura nga Gjunkshi, vërehet se gjatë arrestimit policia dhunon edhe gazetarin e News 24, Enver Doçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?