VIDEO/ Policia kontrolle me drager e dronë: 5 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit dhe 981 gjoba
Policia ka vijuar në 24 orët e fundit me kontrollet me drager dhe dronë për shoferët e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
5 shoferë janë arrestuar teksa 41 leje drejtimi janë pezulluar. Ndërkohë në total vetëm në 24 orë në Shqipëri janë vendosur 981 gjoba.
NJOFTIMI NGA POLICIA E SHTETIT
Drejtoria e Policisë Rrugore, 01 shtator 2020.
Gjatë 24 orëve të fundit: 41 leje drejtimi të pezulluara, 5 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 981 masa administrative.
Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.
Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale me radar dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, 29 drejtues mjetesh u është tërhequr leja e drejtimit për shpejtësi mbi normën e lejuar, shpejtësi që varionin nga 40 deri në 60 km/h, mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.
Një drejtues mjeti që qarkullonte me shpejtësi nuk i është bindur urdhërit për ndalim dhe kur është kapur nga patrullat e policisë rrugore të Durrësit, pas testit të alkoolit ka dalë që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit 0.29 mg/l.