VIDEO/ Policia ndihmon turistët e bllokuar në Filikur

Policia e Himarës ka ndihmuar dy turistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Filikurit. Njëri prej tyre kishte rrëshqitur dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Shërbimet e Policisë së Himarës u mobilizuan menjëherë për t’u ardhur në ndihmë. Forcat e rendit arritën me shpejtësi në vendngjarje, duke siguruar daljen e sigurt të turistëve nga zona e vështirë e Filikurit. Sipas njoftimit nga Policia e Vlorës, turistja e dëmtuar mori ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për shëndetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?