VIDEO / Policia ndjekje si nëpër filma, shoferi sjell ‘rrotull’ efektivët e Elbasanit, braktis makinën dhe zhduket

Gjatë mbrëmjes së sotme në Elbasan policia është përfshirë në një ndjekje si nëpër filma e cila e alarmuar është vënë në lëvizje me shpejtësi.

Një makinë Tip audi AA 919 YM nuk i është bindur urdhrit të policisë, duke shtuar shpejtësinë për tu larguar, dhe për të mos i ndaluar patrullës.

Menjëherë forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin kanë mundur ta ndalojnë në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit por pa mundur të ndalojnë drejtuesin.

Drejtuesi sapo ka ndaluar makinën e ka braktisur duke u larguar në arrati.

Policia ka sekuestruar mjetin në të cilin ka ushtruar kontroll të imtësishëm, dhe ka shpallur në kërkim autorin që theu urdhrin e policisë./abcnews.al

Shoferi sjell ‘rrotull’ efektivet e Elbasanit, braktis makinen dhe zhduket  | ABC News Albania

SHKARKO APP