VIDEO/ Policia rreh me pranga të ndaluarin, reagon PD: Sjellje për të cilën Europa na heq vizën e kuqe

Partia Demokratike ka dënuar nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, Ina Zhupa, dhunën që policia ushtron ndaj të ndaluari, i cili edhe pse me pranga në duar grushtohet nga policia.

Zhupa ka publikuar edhe pamjet e dhunës nëpërmjet pamjeve filmike.

‘Arroganca e policisë së Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës ka shkuar deri aty sa të rrahë të ndaluarit me pranga në duar.

Video tregon qartë brutalitetin ndaj një të riu, që, pavarësisht pozicionit të tij penal, nuk mund të goditet me grushta nga dikush që mban uniformën e Policisë së Shtetit.

Këto sjellje antidemokratike janë tregues shqetësues të një regjimi policor, që nuk respekton ligjet dhe të drejtat elementare të njeriut.

Dhuna policore është frymëzuar nga mosndëshkueshmëria e rasteve të ngjashme, siç ishte rrahja barbare e të riut 15 vjeçar gjatë kohës së karantinës apo ndalimi i paligjshëm i një gazetari në Shëngjin pak ditë më parë, krye të detyrës.

Kjo është një sjellje për të cilën Europa na heq vizën e kuqe, pasi, siç u theksua sot me të drejtë në Parlamentin Europian, Shqipëria do të nisë negociatat, kur qeveria të tregohet e ashpër me narkotrafikantët, jo me gazetarët dhe qytetarët.’

SHKARKO APP