VIDEO/ Prezantimi i 7 kandidatëve në Primaren e PD në Tiranë, tregojnë planet: Veliaj gënjeu dhe Papën
7 kandidatët në Primare e PD-së për Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda, po zhvillojnë takimet e para, ku po shpalosin planin e tyre për t’ia rikthyer Tiranën banorëve të saj.
Belind Këlliçi-Arsyeja se përse jam kandidat është e qartë, betonizimi që iu është bërë vendit është i pashembullt. Është për të ardhur keq kur shikon ngritjen e kullave, je me stres kur del nga shtëpia, që nga gjobitja. Veliaj nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka dhënë, ai ka gënjyer dhe Papën. I tha të kam pritur kur në fakt është zgjedhur më vonë. Kur thotë që martesën e kam organizuar me pensionin e mamit, duhet ti kishte mbyllur llogaritë. Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të shënojnë një kapitull të ri për të pasur zgjedhje të parakohshme, nëse rrëzojmë Veliajn, Rama do rrëzohet, punë javësh. Do ju jap një premtim, të gjitha aferat që kam denoncuar do i denoncoj. Nëse zgjidhem kryetar bashkie, do shkoj në SPAK, për shkresën e Veliajt, që i ka kushtuar qytetarëve 430 mln euro, bëhet fjalë për inceneratorin e Tiranës.
Ilir Alimehmeti: Jam njeri i punës së ndershme dhe jo i fjalëve. Unë vij nga një familje e djathtë, pjesmarrëse e aktive të fushatave të 97, 2001. Kanë qënë pranë PD në çdo moment, kanë qenë profesor të mjekësisë. Unë afrohem në një moment të vështirë. Kemi përballë një regjim që ka gjithcka, se me vlera, punë dhe dije mund t’i dalim përballë, se ata nuk e kanë këtë. Hallka e parë është 14 maj 2023, detyra e parë është se si të fitojmë. Cfarë na duhet, të jemi bashkë. Do e gjeni ju se kush është figura. Na duhet një antitezë totale dhe duhet të jemi bashkë. Edhe ca të majtë do i bëjmë me vete, e njohim ne Tiranën. Të shkojmë të qetë, pa pasur asnjë konflikt interesi. Këtu keni 7 vetë, djem të mrekullueshëm, zonja të nderuara, ju do zgjidhni. Në fund fare, 6 të tjerët do duhet ta mbështesin. Ne do punojmë si ekip.
Gerti Bogdani-Problemet e Tiranës janë të shumta. Në 14 maj e në vijim duhet krijuar një hartë e shërbimeve, pasi kemi mijëra banorët dhe nuk dimë se cfarë shërbimesh marrin. Na duhet hartë për trashëgiminë kulturore. Nëse do e ruajmë një lagje të Tiranës duhet të ruajmë identitetin, se me kullat nuk do i tregoj dot rrugicën ku jam rritur fëmijëve. Vëmendja e Veliajt është tek kulla, pudrosja që i bën qëndrës, po se cfarë ndodh në lagje të Tiranës, ai nuk e di. Se çfarë ndodh tek Fusha e Aviacionit nuk ia ka haberin. Pse se nuk ka lekë për ti hedhur aty, duhet ndryshuar kjo. Duhet ti kthejmë banorët dinjitetin, ku të gjithë janë të barabartë, ku të gjithë respektohen. Duhet ndaluar shkatërrimi që po i bëhet Tiranës.
Adriana Kalaja-Gjatë këtyre ditëve, miqtë e mi janë të shqetësuar për disa sulme që bëhen në adresë të personit tim. Sulme me goditje nën brez. Unë kur iu bashkova kryetarit sot të PD, me 19 maj iu bashkova se besova te beteja e tij për dinjitet. Unë përfaqësoj moralin dhe dinjitetin e të gjithë demokratëve. Kush më pyet se çfarë kanë me mua, unë them se nuk kanë asgjë. Ata e kanë me PD, me garën me primaret, i tremben votës tuaj. Se nëse do ishin aq trima do futeshin në garë, se ata pisa që duan të bëjnë pis këtë garë nuk më sulmojnë vetëm mua, të gjithë, Ilirin, edhe pse thonë se e mbështesin, e bëjnë pis. Unë kam vendosur ti qëndroj të keqes përballë.
Fatmir Merkoçi: Në asnjë moment nuk jam shkëputur dhe pse kam merituar më shumë, por kam menduar idealin. Dega 9 më propozoi dhe më respektoi, unë u futa në primare. Unë para jush po tregoj ato që kam bërë, ato që kam ngritur kauza. E kam goditur Veliajn se kam nxjerrur letrën, të tjerët heshtën. Kam goditur Reformën në Drejtësi, vezë e kolombit e kam quajtur, por vjen një moment që unë kërkoj votën te ju për të mos ju zhgënjyer. Ta luftojmë diktaturën, kam 3 javë që protestoj. Më jepni votën, të heqim Veliajn, pas tij kam synim të heqim Ramën.
Julian Deda-Dega 7 është dega më mikëpritëse e Tiranës. Unë jam familjar me këto ambiente, këtu kemi bërë sherre, se në kohë të Lulit kemi bërë dhe sherre se ishim të stresuar. Kur erdha, kisha një fërkim sherri, Dervishi e mban mend sepse ishte periudhë kur e shikonim njëri tjetrin si me dyshim për shkak të performancës së ish-lidershpit. Se mendonim a ka ardhur për ta shkatërruar këtë punë apo jo. Sot Dervishi lë kokën pas meje. Gjërat kanë ndryshuar. Unë e di besnikërinë e anëtarëve të degës 7. Të gjithë i dimë problemet e lagjeve, e dëgjova Gertin për fushën e aviacionit, po të dish se çfarë bëhet te Ndre Mjeda është tmerr. Duhet të marrësh varkat dhe të futesh në shpi. Nuk kemi gjimnaz në zonën tonë, e vodhi Carlo Bolino gjimnazin, e tjetërsoi projektin me ndihmën e Veliajt. E mori me 1 euro metrin katëror, është italian dhe jo Tirons. Erdhi dhe akuzon nëpërmjet medias së tij njerëz autokoton.
Enkelejda Fejzo: Unë ju jap besën që jemi në garë, nuk jemi të komanduar. Kemi mbajtur atë që thuhet fisnikëri. Studentët nuk po gjejnë dot shtëpi me qera, nuk duhen sorollatur, duke parë se çfarë po ndodh, gjejnë rrugën më të shkurtër, ikin duke marrë para borxh. Ai ka bërë kaq shumë kulla, saqë nuk e ngre dot kokën lart se të merren mend. Shëndetësia falas, kush e ka parë? A ka më vend për të qëndruar këtu? Bashkia është e qytetarëve, ne nuk fyejmë asnjë socialist. Nesër është vonë, rinia, familja dhe arsimi janë në rrezik. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, ata do e sulmojnë procesin. Ne demokratët po tregojmë se do të zgjedhim më të mirin.