VIDEO-Prifti i dhunuar: Agresorët u prezantuan si policë të antidrogës

Agresorët e priftit ortodoks që u dhunua në banesën e tij në qytetin e Sarandës janë paraqitur si punonjës të antidrogës dhe i kanë hyrë me force në shtëpi.

77-vjecari, Kristo Papa, i cili ende ndjen dhimbjet e goditjeve në fytyrë që i kanë lënë edhe shenja të dukshme, rrëfen për kamerat se sapo u kthye nga mesha në banesë mbrëmjen e së hënës, dy persona me armë dhe të maskuar iu afruan dhe u futën më zor në shtëpi.

Pasi i kërkuan paratë e fusin në tualetin e shtëpisë dhe e dhunojnë. Më pas hajdutët filluan të kërkojnë nëpër shtëpi për sende me vlerë, por nuk kursen sërish dhunën ndaj të moshuarit, i cili ishte vetëm në banesë.

2 hajdutët dëgjuan një zhurmë dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa në ndihmë priftit i erdhën komshinjtë dhe policia. Policia ka shoqëruar rreth 22 persona si të dyshuar për këtë ngjarje. I moshuari është babai i kreut të Omonias Leonidha Papa.

SHKARKO APP