VIDEO/ Protesta në aksin Thumanë-Kashar, policia hedh gaz lotsjellës drejt banorëve

Ky është momenti kur forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve. Banorët largohen me vrap nga zona. Një nga protestuesit e pranishëm është shprehur se kërkesa thelbësore e tyre është hapja e një rruge dytësore. ”Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, tha një protestues.

SHKARKO APP