VIDEO/ Protesta për autostradën Thumanë-Kashar, shefi i Policisë Rrugore gjuan me shpullë qytetarin

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ka goditur me shpullë dhe ka shoqëruar një qytetar i cili iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke i rënë borisë së makinës. Videoja është shpërndarë kudo në rrjete sociale. Qato e ka goditur qytetarin, pasi ky i fundit i ka rënë borisë pa pushim. Pasi kanë dashur ta shoqërojnë të riun, Qato, në nerva e sipër e ka qëlluar me shpullë. Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë.

SHKARKO APP