(Video) Protestuesit futen në ish-Bllok, disa të tjerë i vënë flakën kazanëve të mbeturinave tek Banka e Shqipërisë
Tensione dhe kaos në Tiranë. Një turmë protestuesish është futur në zonën e ish-Bllokut, ndërsa kanë nisur të hedhin koshat e mbeturinave.
Mes brohërimave dhe duartrokitjeve turma e të rinjve dëgjohet që thërret në kor ‘Rama ik!’, ndërsa qytetarët ecin përgjatë librit Universitar.
Ndërkohë, tensione raportohen dhe në zonën e Bankës së Shqipërisë. Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për ‘News24’ se protestuesit i kanë vendosur zjarrin disa kazanëve me mbeturina para BSH-së, duke krijuar dhe kaos në rrugë, teksa shumë mjete kanë ngelur të bllokuar në trafik. Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë me dije se përveç koshave, protestuesit kanë dëmtuar dhe disa semaforë.