VIDEO/ ”Pse të djeg?”- Berisha dhe Spiropali debat për video erotike të McGonigal në Tiranë
Në sallën e Kuvendit pati përplasje mes opozitës dhe maxhorancës edhe për çështjen e video erotike. Sali Berisha tha se çdo filmim që ai e disponon me personazh McGonigal me deputete femra të PS do ta dorëzojë në organet kompetente hetimore.
Ndërkohë mohoi faktin se ka fyer publikisht një grua, ndërsa shtoi se nuk mund të mbulojë marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Mes Berishës dhe ministres Elisa Spiropali pati debate të forta.
“A jeni në rregull apo jo, a keni fiqir apo jo, po pse mor erotizmin e Mcgonigal po mbroni ju, pse të djeg ty Elisa? Orgjitë e Mcgonigal janë reale”- tha Berisha.
Nuk vonoi as kundërpërgjigja nga ministrja Spiropali:”Është e turpshme për një burrë të shpifë të përgojojë dhe të shantazhojë gratë. Të jesh i bindur që deklarata që lexoi Denaj është e plotë dhe i referohet bëmave tuaja. Keni mbërritur në një nivel të pabesueshëm në raport me njerëzit, familjet dhe me këdo. Doktor nuk bëhet revolucion me këto, mblidh mendjen”,–tha Spiropali.
Me pas Berisha theksoi se videot erotike i ka dhe se do ti dorëzoj te komisioni hetimor.
Sali Berisha për herë të tretë në Facebook tha: “Një akuzë, një denoncim i bërë McGonigalit ditën e premte në konferencë të shtypit, i paska futur frikën në palcë zonjave socialiste. Kjo është e pabesueshme, kjo është sikur si vetëakuzë. Edhe njëherë ju them, asnjë video e asnjë mesazh të videos erotike nuk do ta gjeni tek Sali Berisha, përveç rasti McGonigal, do të shkojnë të gjitha në drejtësi. Ose krijoni një komision dhe hajdeni ti shifni. Tani na presin qytetarët.”
https://kohajone.com/berisha-kam-video-erotike-te-mazhorances-video/
https://kohajone.com/video-berisha-flet-ne-zemer-te-protestes-ps-mbron-orgjite-e-mcgonigal-ato-jane-reale/