Video që po bën namin në rrjetet sociale, i riu nga Bangladeshi: Rama ik!

Një i ri nga Bangladeshi ka bërë thirrje që Edi Rama të iki nga posti i kryeministrit. Videoja e postuar ku i riu i bën thirrje Edi Ramës që të largohet.
“Jam nga Bangladeshi, Rama ik, Rama ik, Rama ik”, thotë i riu.
Kjo video ka ardhur një ditë pasi Edi Rama i ka sugjeruar një pronari fasonerie që të marrë punëtorë nga Bangladeshi, pasi u ankua për mungesë force punëtore. Kjo deklaratë e Ramës solli reagime të shumta, një nder të cilat ishte ai i ish-Ministrit Ditmir Bushati, qe nuk ra dakord aspak me mënyrën sesi ish-shefi i tij foli për shqiptarët.

SHKARKO APP