VIDEO/ “Qeshni sa herë flas unë,” Alimadhi braktis Komisionin e Ligjeve: Nëse s’e kam vendin këtu më thoni …
Deputeti Adriatik Alimadhi braktisi sot mbledhjen e komisionit të ligjeve. Në debat edhe me kreun e komisionit e deputetë të tjerë të PS, Alimadhi tha se ndihej i fyer, pasi sic u shpreh, ata qeshnin se herë merrte fjalën ai.
Pjesë nga debati:
Alimadhi: Iki në mënyrë demonstrative nga ky komision. Ju lutem mos, flisni. Nga momenti që unë nis e bëj një pyetje, apo do marr përgjigje.Këtu sulen të gjithë. Unë nuk e kam këtë kulturë. Pra, ka gati një vit .. qeshin, sillen të kulturë. Nëse unë nuk e kam vendin këtu, ma tregoni si para viteve 1990, jam i gatshëm të iki, por të iki si njeri., jo kështu si sillen këta. Këta janë diktatorë. Qeshin nën buzë, ç’është kjo..pse? E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë!
Manja: z. Alimadhi, shumë faleminderit për ndërhyrjen. Ky është një komision pune.
Hyseni: Po mos të kishin ikur ata, ti s’kishe asnjë shans të vije këtu.
Alimadhi: Mos u sillni kështu ..
Manja: Ju lutem këtu nuk jemi në lokal kush do të ikë të ikë.