VIDEO/ Qytetari vrapon si në maratonë për t’i shpëtuar policit, efektivin e lë fuqia në mes të rrugës
Prej disa ditësh, i gjithë vendi ndodhet në “shtetrrethim” për shkak të koronavirusit, i cili ka shkaktuar dy viktima dhe ka infektuar 89 persona në të gjithë Shqipërinë.
Dy ditë më parë, Rama njoftoi se ditën e diel do të pezullohet çdo lëvizje dhe aktivitet në të gjithë vendin.
Mirëpo ka pasur dhe nga ata qytetarë që i kanë thyer rregullat e vendosura, duke vendosur në rrezik personat e tjerë, pasi mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e koronavirusit është qëndrimi në shtëpi.
Një prej tyre është edhe një qytetar në Tiranë, video e të cilit ka bërë xhiron e rrjetit.
Siç shihet në video, sapo përballet me praninë e një punonjësi policie, ai ia “kris me të pesta”, duke e shmangur me lehtësi atë, pasi ai nuk arrin që ta kapë.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2695784697311743/