VIDEO/ Radhë kilometrike në drejtim të Doganës së Kakavijës, qytetarët: Po rrimë në pritje, s’dimë c’do ndodhë nesër

Vazhdon radha kilometrike në Doganën e Kakavijës. Udëhtarët presin për të kaluar në tokën greke.

Qytetarët kanë thënë se janë duke qëndruar në pritje, duke shtuar se nuk e dinë as se cfarë do të ndodhë nesër.

News24 në Kakavijë mes qytetarëve prej orësh në pritje: Ky është turp! Ku është shteti?

“Po qëndrojmë në pritje pa ditur cfarë do të ndodhë nesër”, tha një qytetare.

Udhëtarët duken të lodhur e të indinjuar nga pritja e gjatë. Në radhën e krijuar ka edhe gra, të sëmurë, sikundër të moshuar.

“Kemi fëmijë invalidë me temperaturë. Qeveria duhet të ndërhyjë, pasi populli po torturohet. Ka selektivvitet këtu, ka automjete që ecin jashtë radhës”, thanë qytetarët.

Qytetarët kanë shprehur edhe shqetësime të tjera, duke thënë se policia lë që të kalojnë vetëm makinat luksoze.

“Policia kalon vetëm makinat luksoze. Disa automjete, policia i kalon pa radhë fare. Kemi që në 08.30 që presim, jemi me kalamaj. Durimi ynë nuk mban më. Kam që mbrëmë që rri në pritje. Nëse palët në doganë punojnë natën, mund të kalojmë deri në mëngjes, nëse jo, nesër në darkë kalojmë ne”, deklaruan qytetarët.

Ora 22:00 shënon edhe përfundimin e orarit zyrtar të punës nga ana e palës greke.

Pala greke ka ndërprerë punën në doganë. Ata nisin punën nesër në orën 06.00.

Nga Erjon Skendaj – News 24- balkanweb

SHKARKO APP