VIDEO-Raketat ruse me dedikimin: “Kjo është për Parisin”

 

Ushtria ruse ka nisur të shkruajë “Kjo është për Parisin” në bombat që ka nisur të hedhë mbi Siri, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit në kryeqytetin francez.

Ministria e Mbrojtjes ka postuar një video ku duken ushtarët duke bërë mbishkrimet mbi bomba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia ka përshkallëzuar sulmet mbi Shtetin Islamik, duke hedhur raketa kruz nga anijet luftarake në Detin Kaspik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia ka qëlluar 18 raketa nga flota e saj në Kaspik mbi Raka, Idlib dhe Alepo.

Kjo është hera e dytë që raketat ruse qëllohen nga kjo flotë.

Moska ka përshkallëzuar sulmet pasi u konfirmua se një avion rus me pasagjerë turistë u rrëzua mbi Egjipt nga Shteti Islamik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?