VIDEO/ Rama dhe Erdogan inaugurojnë Xhaminë e Namazgjasë, momenti i bukur i thirrjes së Ezanit të parë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka inauguruar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë së bashku me kryeministrin Edi Rama. Erdogan tha se është një dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Gjatë inaugurimit të saj, Gazment Bilal Teqja, myftiu i Tiranës u prezantua si imami drejtues i Xhamisë së Namagjasë. Punimet për objektin e ri të kultit me një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë nisën në vitin 2015, një investim i Komunitetit Mysliman të Turqisë në vlerën e 30 milionë eurove.

SHKARKO APP