VIDEO/ Rama e Ahmetaj në Dubai, nënshkruajnë marrëveshje në … bar-kafe
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj kanë udhëtuar me avion çarter nga Rinasi për në Dubai.
Kjo vizitë do të kishte kaluar në heshtje, nëse nuk do të ishte denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sot në mëngjes, Rama tha se ndodhej në Dubai për të nënshkruar një marrëveshje për rindërtimin e zonave të dëmtuara të tërmetit.
Por pamjet e shpërndara nga Arben Ahmetaj, i cili shoqëron Ramën, kur bëhet fjalë për para, ngrejnë dyshime të mëdha.
Rama dhe Ahmetaj nuk janë pritur zyrtarisht nga askush në Dubai. Ata thonë se kanë nëshkruar një marrëveshje dhe këtë e ka bërë publike me pamje dhe Ahmetaj.
Por video e Ahmetaj tregon se Rama dhe ai kanë nënshkruar një marrëveshje në një bar kafe.
E natyrshëm lind pyetja, me kë kanë bërë marrëveshje Rama e Ahmetaj në Dubai, për fondet e rindërtimit në Shqipëri?