VIDEO/ Rama konfirmon Veliajn si kandidat për mandatin e tretë: Lali këtu do jetë, le të thotë ç’të dojë opozita
Pas shumë zërave të fryra nga portalet dhe media pranë opozitës, për ekzistencën e një konflikti mes të dyve, kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të tretë në Tiranë.
Duke iu referuar opozitës, kreu i qeverisë, Edi Rama tha se opozita do të mbetet aty ku është edhe për shumë kohë.
“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata (opozita), Lali këtu është! Duke ardhur vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e ka kuptuar se si t’i kthejë ata (opozitën) në hudhra që mos ta marrin më sysh”, tha Rama.