VIDEO/ Rama në siklet: Keni filluar dhe ju hashashin? Gazetari: Ruani etikën

Kryeministri Edi Rama është vendosur në siklet me sa duket nga biseda në studion e “Dritare me Rudinën” në News24 sot me tre gazetarë të njohur dhe me përvojë në mediat shqiptare.

Përballë Robert Rakipllarit, Andi Telës dhe Erl Muratit, kryeministri disa herë ka lëshuar akuza nga ato të zakonshmet për nivelin e medias, duke iu kërkuar të mos e ndërprisnin.

Ndërsa në një moment, pyetja e gazetarit Erl Murati ka pasuar nga një shpjegim i moderatores Rudina Xhunga, Rama madje ka guxuar të ngrejë aludime se gazetarët kishin konsumuar drogë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Keni filluar dhe ju hashash?
Xhunga: Tani që e mbyllët ju e nisëm ne.
Murati: Ju lutem ruani etikën. Nuk na ka akuzuar ndonjë kryeministër se kemi konsumuar hashash. Ju lutem ruani etikën!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Ishte shaka.
Xhunga: Dhe ne shaka e morëm. Të ruajmë debatin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?