VIDEO/ Rama nxjerr nga salla qytetarin: Shko tek Foltorja, se e mbarove detyrën

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte është në Tropojë, dhe është përballur me një situatë të papritur. Gjatë kohës së fliste, ai është hasur me kundërshtitë e një qytetari që ndërhynte gjatë fjalimit të tij. Rama e ndërpreu fjalimin dhe kërkoi që ta largonin atë nga salla duke e këshilluar të shkonte tek foltorja.

“PD në qeveri përmes përfaqësuese të vet bashkon qëndrimin dhe votën me delegacionin rus të partisë së Putinit në Këshillin e Europës për të votuar…” (ndalon fjalën).

“Merreni përcilleni tani, tani këtu u ekzagjerua. Merre përcilleni. Hajde e mbarove detyrën, tani shko tek foltorja. Hajde ec tashi, mbajeni se po e lëshuat, bie ai se nuk ecën dot vetë”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?