VIDEO/ Rama pritet nga kryeministri i Belgjikës, Michel
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel në kuadrin e një konference për përspektivën e zgjerimit të BE, është takuar në Bruksel me kryeministrin e vendit, Charles Michel.
Në një video të takimit, Rama komenton se Michel “mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE”.
Sot në Bruksel do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini, organizuar nga eurodeputeti David Sassoli.
Takimet e shërbejnë procesit për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

