Video/ Rama: S’do thinjesha kurrë nga shpifjet. Mbi 100 mijë shqiptarë janë larguar

Kryeministri Edi Rama, ka replikuar  në rrjetet sociale përmes rubrikës “Përgjigja Ime” duke iu përgjigjur komentit të qytetarit, me emrin Flamur Gjogjegja.

Kreu i shtetit shqiptar i përgjigjet shqetësimeve te qytetarit, i cili i shtron një sërë pyetjesh, ku akuzon Ramën se ka patuar artikuj  për t’i shpëlarë mendjen shqiptarëve.

Rama deklaroi se pretendime e Flamurit për shtimin e drogës dhe për largimin e të rinjve, nuk qëndrojnë, ndërsa shton se ekonomia shqiptare është në rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Flamuri: E sa nga lekët tona e pagove për të shkaruar këtë artikull për t’iu shpëlarë trurin shqiptarëve. Ekonomia është më keq, borxhi është rritur, skamja dhe mjerimi janë ulur këmbëkryq. Shqiptarë zunë vendin e parë si azilkërkues. Ua kaluam dhe sirianëve. E rrite ekonominë, por tënden dhe të shpurës që të solli në pushtet. Pasurove mafien dhe e bërë këtë vend shqiponjash vendin e kanabisit. Do të vijë dita që do t;i paguani të gjitha. Largove të rinjtë dhe e bëre Shqipërinë me popullsinë më të plakur të rajonit. Urime kryeministri im për të gjithë këto të mira që i solle Shqipërisë. Unë prapë do të të votoj”, shruan Falmuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigja e Kryeministrit Rama: Përshëndetje Flamur! Unë nuk e zgjodha komentin tënd që të shpjegoj se kush është njeriu për të cilin ti padashje shpif duke thënë ka marrë lekët tona për të shkruar artikuj. Po të ishte për ju s’do thinjesha kurrë por kur shoh në profile foto fëmijësh e kam të qartë Pse-në”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Ramës.

Rama jep dhe shifrat e emigracionit gjate ketyre viteve te fundit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/274353949878208/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?