VIDEO/ Reperi Stresi në mitingun e PD, puth Berishën: I kam thënë Noizy-t, je në partinë e gabuar

Reperi Stresi krijoi një moment të veçantë në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Bulevardin e Ri, duke u ngjitur papritur në skenë për t’i dhuruar demokratëve një këngë surprizë.

“Mirëmbrëma të gjithëve, vëllezër dhe motra demokratë”. Ai iu drejtua edhe me ironi kryebashkiakut të Tiranës: “Nga ky shesh, e di që Erion Veliaj po më sheh me shokët e vetë. A po dukem bukur?”.

Reperi nuk kurseu as një përshëndetje për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, të cilin e quajti “doktori i zemrës”. Stresi përmendi edhe kolegun e tij, Noizy: “I kam thënë shokut tim Noizyt, je në partinë e gabuar, vëlla”, duke iu referuar qëndrimit të tij hapur me Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?