VIDEO/ Reshjet, dëmtime të mëdha në rrugët e verilindjes

Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar dëme vetëm në jug e juglindje të vendit. Në verilindje, kryesisht në Qarkun e Kukësit, rrugët janë mbuluar me gurë që kanë rënë nga malet.

Janë shkarjet e 24 orëve të fundit. Në verilindje reshjet e shiut sollën probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sasi të mëdha gurësh e inerte bllokuan disa rrugë në drejtim të Shishtavecit, Peshkopisë, Malziut, Borjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjetet e bashkisë dhe të kompanive sipërmarrëse nisën nga puna për normalizimin e situatës.

Lumenjtë e përrenjt dhjetëfishuan prurjet e që ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale.

Bashkë me prurje të shumta të ujit, erdhën edhe një sasi e madhe mbetjesh që mbuluan menjëherë sipërfaqen e liqenit, një problem që po kthehet në gangrenë ekologjike për zonën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?