VIDEO/ Ridvan Zykaj i ftohtë dhe i papenduar: Unë i vrava, tani dua avokat

Gati 500 forca policie u vunë në ndjekje të autorit të masakrës së Selenicës dhe kanë arritur ta ndalojnë 24 vjeçarin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ridvan Zykaj qëndronte i fshehur në një stan jo shumë larg vendngjarjes.

Ai ka deklaruar në polici se viktima e akuzonin për çdo gjë dhe ka kërkuar ndihmën e një avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Unë i vrava, më gjeni avokat se nuk dua të më vrisni. Viktimat më akuzonin për çdo gjë, unë s’kam vjedhur asnjë pulë. Edhe ju më akuzoni për çdo gjë’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka qenë pak a shumë dëshmia e 24 vjeçarit Ridvan Zykaj në policinë e Vlorës.

Gjatë rrëfimit të tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Autori merret në pyetje vazhdimisht për rrethanat e krimit. Në ambientet e policisë ka mbërritur edhe prokurori Sajmir Smaja.

Prokurori ka kërkuar edhe ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse Ridvan Zykaj ka probleme të shëndetit mendor.

Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Zykaj fillimisht ka qëndruar i fshehur në një stan rreth 2 km larg banesës së tij dhe më pas është ka gjetur strehë nëpër disa shkurre.

24 vjeçari ekzekutoi me kallashnikov familjen e Besimit prej të cilit kishte shumë frikë.

Vrau të zotin e shtëpisë, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Kur dëgjuan të shtënat në shtëpi mbërriti vëllai i tij Azem Zykaj bashkë me të shoqen.

Të dy i qëlloi për vdekje.

Autori nuk e mbylli me kaq.

24-vjeçari u drejtua tek shtëpia e vëllait të gjyshit dhe qëlloi me kallashnikov Demir Zykajn dhe gruan e tij invalide.

Mësohet se 74 vjeçari Demir Zykaj kishte edhe dy fëmijë të tjerë, njërin në emigracion në Greqi, kurse tjetri ndodhej në vendin e krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?