Video/ Rillogaritja e viteve të burgut, Zani Çaushi nën masa të forta sigurie në gjykatë

Myrteza Çaushi mbërriti sot në Gjykatën e Korçës nën masa të larta sigurie, ku do të mbahet seanca për kërkesën e depozituar nga ana e tij për rillogaritjen e viteve të burgimit.

Avokati i kreut të bandës së Vlorës ka lënë të hapur mundësinë se në fund të procesit ai mund të dalë nga qelia me liri me kusht.

Por e gjitha do të varet nga ecuria e procesit, ku Myrteza Çaushi thotë se ka vuajtur 31 vite në qeli.

Më herët e njëjta gjykatë i hoqi Zani Çaushit, një masë disiplinore, duke i pastruar dosjen e qëndrimit në burg, ç’ka ëshë kriter për të fituar lirinë me kusht.

Këto lëvizje, u paralajmëruan më 17 korrik kur Zani Çaushi u tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht, duke ndryshuar strategji.

Ora News - Rillogaritja e viteve të burgut, Zani Çaushi nën masa të forta sigurie në gjykatë

SHKARKO APP