VIDEO/ Rinisja e protestave, Rama në panik. Policia merr me forcë aktivistët, studentët kërcënohen

Sikur të mos mjaftonte dhuna e policisë ndaj studentëve ditën mërkurë, sot në konvikte dy studentë që kanë qënë në aksion janë thirrur nga policia në komisariat, madje edhe duke përdorur forcën për t’i marrë. Përveç policisë, studentët janë kërcënuar për përjashtim nga konviktet ku ata banojnë.

Në faqen e Facebook të “Për Univesitetin” është publikuar videon ku shihen forca police të cilët mendohet se kanë marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin.

Në postim shkruhet se arsyeja e marrës në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit. Më tej thuhet se në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Postimi i plotë:

QEVERIA NË PANIK

Sot policia e qeverisë ka marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetit të angazhuar në aksionin ndërgjegjësues në Qytetin Studenti. Arsyeja e marrjes së tyre në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit. Në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët tanë me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Policinë së qeverisë e këshillojmë të ndjekë veprimtaritë e faqes së Lëvizjes për të kuptuar çdo gjë që mund t’iu interesojë për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 4 dhjetorit. Kurse për administratorët e Qytetit Studenti po shohim mundësinë e ngritjes së një padie për kanosje dhe shpërdorim detyre.

Ne nuk ndalemi! Frika e tyre na frymëzon!

P.S.
Videoja shoqëruese tregon dhunën dhe rrugaçërinë e policëve gjatë tentativës së tyre për të prishur aksionin e së mërkurës.

SHKARKO APP