VIDEO/ Rrëmbimi i tre policëve, Berisha: Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël
Sali Berisha dënon këtë arrestim të policëve të Kosovës nga ana e forcave serbe. Ish-kryeministri thotë se i bën thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç
”Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç”,-shkruan Berisha.