VIDEO/ Salianji në Belsh protestë për tregun, paralajmëron bllokimin e përkohshëm të rrugës

Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytetarëve të Belshit. Këta të fundit kërkojnë të drejtën, pasi Bashkia e ka hequr tregun nga qendra e qytetit. Deputeti demokrat, Ervin Salianji si drejtues politik i qarkut të Elbasanit për zgjedhjet parlamentare në 2025, tha se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime Salianji paralajmëroi bllokimin e përkohshëm të rrugës nëse problemi nuk zgjidhet. Sipas Salianjit qeveria Rama ka vendosur që t’i largojë me dhunë qytetarët nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitesh.

SHKARKO APP