VIDEO/ Sarandë, goditen 2 raste të ndotjes akustike nga patrullimet e natës

Si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në subjekte të ndryshme në zonën urbane dhe në atë bregdetare, për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.

Për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e 2 lokaleve, shtetasit F. F., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?