VIDEO/ Seanca mbyllet për 15 minuta, vijon protesta e PD-së. Nikolla: Ju nuk doni të flisni për hallet e qytetarëve

15 minuta zgjati seanca e kësaj të hëne në Parlament, pasi deputetët e PD-së arritën që të futeshin dhe shkaktuan kaos, gjë e cila detyroi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën që të mbyllë seancën, e cila u tha deputetëve të opozitës se ata nuk duan që të flitet për hallet e qytetarëve. Nga ana tjetër, protesta e PD-së po vijon nga qytetarët jashtë Parlamentit.

Pjesë nga debati

“Turp t’ju vijë juve që ndaloni kolegët. Juve që jeni të përjashtuar dhe nuk lejon I kolegët tuaj të vijojnë si normalisht seancën. Turp Turp. Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar për problemet e zgejdhësve”, tha kryeparlamentarja Nikolla.

“Mos provoko”,-tha një nga deputetët e opozitës. “Nuk po provokojmë, këtu po zhvillohet një diskutim për problematikat e qytetarëve”,-tha Nikolla.

Tensionet në Kuvend dhe zhurma e deputetëve të opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normalisht të seancës, duke detyruar Nikollën të mbyll punimet. “Ju nuk doni të flisni për hallet e qytetarëve. Këtu seanca mbyllet seana mbyllet. Dëgjohemi në seanca të tjera”,-tha Nikolla.

Zhvillmet e protestës dhe seanca

Deputetët e opozitës po përplasen me forcat e Gardës së Republikës e cila nuk lejon 19 deputetët e përjashtuar të hyjnë brenda në sallë. Deputetët që kanë kryetar Lulzim Bashën, presin kolegët të përfundojnë debatin që të hyjnë. Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.

Momente tensioni

https://kohajone.com/video-thirr-popullin-ketu-te-futen-brenda-deputetet-perlasen-me-garden-ne-deren-e-kuvendit/

https://kohajone.com/video-kuvendi-nis-seancen-pa-opoziten-ne-salle-vetem-qeveria-dhe-ps-ja/

Këtë të hënë deputetët rikthehen në seancë plenare. PD-ja e Sali Berishës ka thirrur një protestë në orën 17:00 para Parlamentit. Nga ana e Kuvendit janë marrë masa, pasi në oborrin e Parlamentit janë futur dy furgona të FNSH-së dhe një autobot me ujë.

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar. Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve. RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.

Deputetët e përjashtuar do të mblidhen në protestë përpara Parlamentit, e ndërsa demokrati Flamur Noka tha se kjo është thjesht pikënisje e një serie protesash që do të pasojnë. Kjo do të jetë protesta e parë pa Sali Berishën, pasi që prej datës 30 dhjetor 2023 është në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë opozita nuk tërhiqet nga aksioni i saj, deklaratë kjo që vjen pak orë para protestës së lajmëruar prej tyre para Parlamentit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen kësaj protestë, teksa tha se nuk është një tubim kombëtar dhe se numrat që do të marrin pjesë nuk kanë rëndësi.

SHKARKO APP