VIDEO/ Serën e kthejnë në shtëpi, banorët e Thumanës: Nuk na pranuan në hotele
Pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë familje në Thumanë kanë përshtatur serat si shtëpi, ndërsa kanë vetëm plastmasë në vend të çatisë. Prej aty ruajnë ndërtesat e dëmtuara, ndërsa një pjesë ankohen se i detyruan të kthehen pasi nuk i çuan në vendstrehime më të sigurta.
Serën e kanë kthyer në shtëpi.
Kjo familje në Thumanë, si dhjetra të tjera, prej 11 ditësh kanë plastmasë në vend të çatisë.
“Që prej datës 26 në mëngjes.”
Kryefamiljari thotë se çadrën e thjeshtë që i ofruan pas tërmetit ua la më nevojtarëve, pasi strehën e kishte ndërtuar vetë.
Por tashmë pret çadrën e dimrit.
“Për momentin nuk ka, presim të tjera. Do Zoti i bien.”
Shumë shtëpi në hyrje kanë kryqin e verdhë.
Tregon rrezik dhe nevojën për vlerësim nga ekspertët, ndërsa banorët kanë frikë nga grabitjet, ndaj u bëjnë roje në oborr.
“Kena mallin këtu, lopën, viçin, pasurinë.”
Në këtë shtëpi tashmë të rrënuar banonin 6 frymë.
Në këtë gjendje janë me dhjetra.
Banorët fillimisht u strehuan në kampin e Fushë Krujës, por prej atje thonë se banorët e zonave rurale nuk i pranuan në hotele, por i detyruan të kthehen në çadra plastmasi pranë shtëpive.
“Kërkuam të shkojmë diku tjetër, Lezhë apo diku ku ka një strehë më të mirë por nuk pranuan.”
“Na thanë nëpër shtëpitë tuaja, do u sjellim çadrat te shtëpia.”
Kjo është pamja e Thumanës 11 ditë pas tërmetit.
Qindra tonë inerte nga pallatet që shkaktuan 24 viktima po largohen.
Por tragjedia që shkaktuan duket se do ti ndjekë edhe këta banorë që po largohen.
/Ora News