VIDEO/ ”Sherr” edhe nga zonjat deputete. Felaj-Tabakut: Mos bëj grifshën aty ku je

Në Kuvend toni i zërit gjithmonë është i lartë, por situata edhe mes zonjave deputete nuk është aspak etike. Situata ka agarvuar kur drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i është drejtuar deputetes demokrate, Jorida Tabaku me fjalën “grifshë”, pasi deputetja kërkoi të fliste në hapësirën e dikujt tjetër. Pas kësaj situate, një pjesë e mirë e deputetëve i kanë kërkuar Felajt që t’i kërkojë falje deputetes.

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Ju nuk mund ta merrni kohën e dikuj tjetër.

Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS.

Felaj: Faleminderit, por nuk jeni në kushtet për t’i tërhequr dikujt vëmendjen. Sa kohë që nuk komunikon me etikë, nuk e bën dot grishën aty ku je.

Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre…

Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën.

Tabaku: Kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyrjen.

SHKARKO APP